Nova Park – Ndërto të Ardhmen
Kompakt
Parcelë kompakte
3,800 m²
Zgjidhje ideale për biznese që kërkojnë hapësirë të optimizuar për prodhim, magazinim apo shpërndarje. Me leje ndërtimi deri në 50% të sipërfaqes dhe lartësi maksimale deri në 12 metra, kjo parcelë ofron fleksibilitet për zhvillim të shpejtë në një ambient të gatshëm infrastrukturor.
kapacitet te larte
Parcelë me kapacitet te lartë
5,200 m²
E përshtatshme për investime të mëdha, kjo parcelë ofron hapësirë të bollshme për ndërtimin e objekteve multifunksionale si fabrika, qendra logjistike apo njësi të integruara komerciale. Leja ndërtimore deri në 50% dhe infrastruktura e plotë e bëjnë ideale për zhvillim afatgjatë dhe efikas.
Çdo gjë është gati – ndërtoni pa u shqetësuar për infrastrukturën
Çdo parcelë në Nova Park është e pajisur me:
Rrjetin e ujësjellësit
Furnizim i vazhdueshëm dhe i sigurt me ujë të pijshëm nga rrjeti qendror i ujësjellësit.
Lidhje me rrjetin elektrik
Furnizim i disponueshëm dhe i qëndrueshëm me energji elektrike për nevoja të ndryshme.
Kanalizim funksional
Sistem kanalizimi i ndërtuar dhe funksional për përpunim dhe largim efikas të ujërave të zeza dhe të bardha.
Akses direkt rrugor
Lidhje e drejtpërdrejtë me rrugë të brendshme dhe rrugë nacionale për qarkullim të shpejtë dhe të lehtë.
Sistem sigurie
gjithë parku është i rrethuar, me sistem sigurie në hyrje/dalje, mirëmbajtje të organizuar të hapësirave të përbashkëta
Menaxhimi i mbeturinave
Shërbim i organizuar për mbledhjen dhe trajtimin e mbeturinave, me pika të përcaktuara grumbullimi dhe pastrim të rregullt.
FINANCIm
Financim i dedikuar për investitorët
Nova Park ka arritur marrëveshje me NLB Banka, duke i dhënë të gjithë investitorëve të interesuar qasje në:
- Norma preferenciale të interesit
- Afate kthimi deri në 10 vite
- Hipotekë vetëm parcelën e financuar
- Proces të thjeshtuar dhe të shpejtë të aplikimit
Ky bashkëpunim krijon mundësinë për të investuar menjëherë, pa barrë financiare të menjëhershme, dhe për t’u fokusuar vetëm në ndërtimin dhe zhvillimin e biznesit.
Lokacioni
Lokacion strategjik në zemër të zhvillimit industrial
Nova Park është pozicionuar në Zonën Komerciale 3 në Komunën e Obiliqit, një nga zonat më dinamike për zhvillim ekonomik në vend. Distancat kyçe për logjistikë dhe furnizim
- 7 km nga qendra e Prishtinës
- 6 km nga Ambasada Amerikane
- 8 km nga Stacioni Hekurudhor në Fushë Kosovë
- 17 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës